Vitamin b6
Dr.Moza desha te pyes per vitaminen b6 a mund ta perdori jam javen e 8 te shtatzanis dhe kam te vjella te shpeshta, a eshte diqka e demshme.Pres nje pergjigjje nga ju nese gjeni kohe !
Lea Ida
(13 vite më parë)
Përshëndetje Rila
Mund ta përdorësh vitaminën b6, nëse ndihesh më e qetë. Gjatë kësaj periudhe të rekomandoj që të hash pak dhe shpesh. Nëse e ndjen veten të këputur dhe mund të kesh gjëndje lipotimie (ndjenjën e të fiktit), drejtohu tek mjeku gjinekolog i cili do të bëjë ekzaminimet e nevojshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.