Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes normale dhe me operim

Jam ne muajin e 8 dhe po kam deshire te di me shume rreth lindjes. A eshte me mire me lind nomal apo me operacion dhe pse njera apo tjetra? Flm.

Tolja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tolja.

Organizmi i gruas, është përshtatur/projektuar për të riprodhuar jetën (fëmijët e tyre), duke lindur në rrugë vaginale. Pra lindja, është një fenomen fiziologjik. Kështu kanë lindur gjyshet tona dhe gjyshet e gjysheve tona e kështu me rrallë më tutje.

Lindja me operacion, është një zgjidhje që ofron mjeksia në raste të veçanta. Ajo praktikohet vetëm kur proçesi i lindjes në rrugë vaginale, mund të sjellë rrezik për shëndetin e nënës, të fëmijës apo i të dyve së bashku.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti