javë pas jave
Përshëndetje Ana
Sidomos gjatë shtatzënisë së parë, gjiri ndryshon shumë. Zakonisht në tremujorin e tretë por ndonjëherë edhe më parë, nga gjiri mund të rrjedhë një lëng i verdhë i bardhë që quhet kulloshtër. Në këtë kuptim, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Për të evituar njollat nga kulloshtra, thithkat e gjirit mbaji me një pecetë sterile. Nëse nga gjiri rrjedh kulloshtra e shoqëruar me gjak, menjëherë kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Rreth javës së 30-të të shtatzënisë, lëvizjet e bebit konsiderohen normale kur ato ndihet 10-të herë në ditë. Për çdo ditë që kalon, lëvizjet bëhen më të rralla. Kjo ndodh se fëmija fle shumë dhe kur zgjohet, nuk është aktiv qoftë edhe për vëndin e pakët që ka në dispozicion. Nëse bebi nuk lëviz gjithë ditën, një kontroll ekografik është i domosdoshëm për të parë lëvizjet e tij si dhe rrahjet e zemrës fetale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Dr,jam ne javen e 29 mram e vrejta qe gjiri i djatht kishte rrjedhur disa pika jam 26 vjet eshte shtatzania ime e pare,eshte dicka per tu brengose,se kam menduar qe pas lindjes vjen gjiri...? Po levizjet e bebit jam ne te qeta ne javen e 29 sepse e ndij me pak bebin kete jave...