Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dyshoj që jam shtatzënë!

Respekte! Kaluan 5 dite qe kam kryer marredhenie, dhe tani ndjehem e lodhur, e keputur dhe kisha pak gjakderdhje! Edhe 10 dite pres qe te vije data e menstruacioneve! Kam frike se mos kam ngelur shtatzene! A eshte mosardhja e menstruacioneve shenja e pare apo ka dhe shenja tjera me pare, jam e frikesuar, nje pergjigje ju lutem?!

Mira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira.

Një nga shenjat e rëndësishme e fillimit të një shtatzënie, është mosardhja e menstruacioneve. Por fillimi i shtatzënisë, shoqërohet edhe me shenja të tjera si; enjtja e gjinjve, lodhja-gjumësia, gjakrrjedhja me sasi të vogël, rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave apo ndjenja e të vjellit, ndjenja e fryrjes së barkut, rritja e temperaturës së trupit, testi pozitiv i shtatzënisë.

Konfirmimin përfundimtar për fillimin e shtatzënisë e jep mjeku gjinekolog, pas kontrolleve dhe ekzaminimeve të specializuara.

Gjithë të mirat.

Lena (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam nje grua e martuar qe 3 vite, provoj te mbes shtatzene por spo mundem, te gjitha analizat i kam bere po me ka dale se kam vezore policistike, a mundem te mos kem femije prej ketyre vezoreve? Ju lutem mu pergjigjuni!

/komuniteti