Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapsllëku gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Kam nje pyetje, jam 4 muaj e gjysem shtatzene dhe kam shume problem me kapsin, nuk mund te kryej nevojen asnjehere sic duhet. Mjeku me ka dhene vitamina per shtatzeni nuk po e di a e kam nga ato vitamina a pse behem kaps ashtu a mund te me tregoni a ka dicka qe mundem ta kaloj kete veshteresi? Faleminderit shume.

Blerina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina.

Ulja e lëvizshmërisë së zorrëve që favorizon kapsllëkun, është pasojë edhe e shtatzënisë. Përveç faktorve hormonal, me avancimin e saj, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe influencuar në kapsllëk. Kapsllëku rrit pasojën edhe nga marrja e hekurit, për trajtimin e anemisë.

Përmirësimi i dietës, është këshilla më e mirë për të përmirësuar situatën. Dieta duhet të pasurohet me zarzavate dhe perime si dhe me lëngje e komposto. Për të dominuar kapsllëkun, nuk rekomandohen të përdoren medikamentet farmaceutike.

Shtimi i ecjes në këmbë, ndihmon në lëvizjen muskulturës së zorrëve, por gjithnjë pa e tepruar duke kaluar në lodhje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti