Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fjetja ne shtatzeni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 23 te shtatzanise dhe deri me tani nuk kam probleme, problem kam naten kur shtrihem, une flej ne krahe te majte anash mbase edhe pak fare si permbysur, problemi eshte qe duke flejt tere naten ne te njetin pozicion kam dhimbje te kembes se majte dhe te belin nga ana e majte qe flej, po te flesh nga ana e djathe ka problem? Faleminderit, edhe nje sqarim te vogel java e 23 ekzaktesisht sa muajsh i bie? Faleminderit.

Ada S (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Pozicioni anash majtas është mjaft i rekomanduar për gratë shtatzëna. Por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndrosh gjithë natën në këtë pozicion. Duhet të lëvizësh dhe të ndrosh pozicion herë pas here sepse mpihesh dhe do të keshë shqetësimet që përshkruan. Ecuria e shtatzënisë bëhet me javë, sepse kështu ndiqet nga mjeksia më mirë shëndeti i shtatzënës dhe i bebit. Afërsisht konsiderohet se shtatzënia është në fund të muajit të 5-të.

Gjithë të mirat.

/komuniteti