javë pas jave
Pershendetje Brunilda,
Uroj qe djali juaj te jete me fat dhe jete te gjate! Eshte normale qe pas lindjes te kete rrjedhje nga mitra. Nga mitra del nje leng me ngjyre roze (qe nuk eshte gjak i kuq) dhe keto quhen lohije. Me pas normalisht nje lehone per disa muaj nuk do te kete menstruacione. Kohezgjatja prej lindjes e deri te menstruacionet e para varet se a je duke e ushqyer me gji apo jo beben. Zakonisht menstruacionet e para vijne pas gjashte muajsh. Ciklet e para pas lindjes nuk jane ovulatore dhe rrjedhimisht eshte normale qe keto cikle te jene te çrregullta. Duhet ta dini se nese jeni duke e ushqyer beben me gji, ju jeni e mbrojtur nga nje shtatzeni tjeter (ndonese jo qindperqind). Nese nuk e keni ne plan qe te keni nje shtatzeni tjeter atehere eshte mire qe te konsultoheni me gjinekologun tuaj. Konsideroj se keni arsye per te bere nje vizite tek gjinekologu juaj. Gjate kesaj vizite do te vezhgohet procesi i rikthimit te organizimit tuaj ne gjendjen para shtatzenise dhe njekohesisht mund te diskutoni me gjinekologun tuaj per planifikimin e shtatzenise se ardhshme.
Gjithe te mirat.


Pershendetje doktor! une ne janar kam lindur djalin. mestruacione me ka vazhduar deri 40 dite pas lindjes por shume pak te ngjashme si njolla kafe. Me 23 prill 2013 mestruacionet me erdhen tamam te cilat zgjaten 4 dite. ne maj deri tani qe po flasim nuk me kane ardhur. a ka ndonje gje per tu shqetesuar. duhet te bej ndonje kontroll. lindjen e kam bere me operacion. ne pritje te pergjigjes suaj ju uroj gjithe te mirat. faleminderit.