Marrëdhënia gjatë shtatzënisë
Tole
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tole.
Gjakrrjedhja mund të ketë ndodhur si një rezultat i raporti seksual të sforcuar, mundet të ketë lidhje me vendosjen e placentës (një placentë e inseruar jo normalisht), mundet të ketë lidhje me një lindje parakohe, mundet edhe prania e një infeksioni të mundshëm seksual etj.
Për të gjitha këto arsye, të rekomandoj të paraqitesh tek mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, i cili me ekzaminimet e nevojshme do të konkludoj për shkakun e gjakrrjedhjes.
Nëse data 9.2.2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, dita e mundshme e lidjes do jetë data 17 nëntor 2011.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E dashur mjeke mestruacionin e fundit e kam pasur me 9.2.2011 d.m.th jam ne javen e 25 por para nje muaji gjate marredhenieve seksuale kam pasur pak gjakderdhje ne 3 javet ne vazhdim kam pire preparate dhe izoptin kurse tani mjeku mi ka nderprere por une serisht kam frike te kem marredhenie cka me kishit keshilluar ju te kem a po te mos kem marredhenie sepse prej dites se gjakderdhjes une skam pas marredhenie. Kisha pas deshire te di daten kur ka me lind beben? Ju pershendes.