Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Toksoplasma pozitive

Pershendetje dok. Moza kam nusen shtatzane ne javen e 13. Ka bere analizat e torch dhe ka dale toxoplasma-igg =pos 405.4 dhe toxoplasma-igm= pos 1.32. U interesuam dhe ne internet dhe na keshilluan qe para se te marrim mjekim nje analiz qe percakton kohen e marrjes se infeksionit avidity.Rezultatin e morem para nje jave dhe ishte toxo igg=68.8% nga 0-100%(av) igg. Tek komenti shkruhej shkalle e larte aviditeti infeksion i vjeter. Por nuk perjashton mundesine e pranise se infeksionit tani. Kemi qene ne maternitet kemi takuar 2doktor dhe na kane dhene pergjigje te ndryshme nese duhet apo jo te marrim kure.Nuk dime si te veprojme te filloje apo jo rovamicyn(0.5)..Ju lutem na keshilloni jemi shume te shqetesuar. Ju kerkoj ndjese qe e zgjata shume letren. Faleminderit.

Fatri Shllaku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatri

Në rezultatet që shkruan, vlerat e IgG tregojnë që infeksioni ka kaluar dhe janë të pranishëm antitrupat që janë formuar kundrejt këtij infeksioni. Kështu që gruaja juaj nuk ka nevojë për një trajtim me rovamycin.

Ju uroj shtatzëni të mbarë.

Fatri Shllaku (13 vite më parë)
Faleminderit shum shume. Pune te mbare

/komuniteti