Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kohezgjatja e ciklit menstrual

Pershendetje Dr.Mimoza une sot jam shume e shqetsuar rreth ciklit data e ardhjes te cilkit eshte 20.05 edhe sot data 29.05 akoma nuk jan mbaruar une zakonisht i kam 5-6 dite me se shumti ndersa kete muaj mu mbushen 10 dite nuk eshte se kam shume po vetem sa nuk jam paster dhe ngjyre kafe ju lutem une sot patjeter se do vizitoj gjinekologun po dua dhe nje mendim tuajin pse mund te ndodh diqka e till pasi asnjeher nuk kam pas nje problem te till.ju faleminderit pse pergjigjet tuaj.

Sara *** (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Ajo që përshkruan, mund të jetë një çrregullim menstrual. Përveç shkakut hormonal, çrregullimet menstruale ndodhin edhe nga lodhja apo një sforcim i pa kontrolluar apo edhe nga shqetësimet e ndryshme në punë e familje. Pothuajse që çdo femër një herë në vit edhe mund të ndodhet përpara një çrregullimi menstrual, pa patur shkak të qënësishëm. Në këto kuptim, mendoj se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Nëse hemorragjia rritet, apo nuk ndërpritet, kontakti me mjekun obstetër-gjinekolog është i nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti