Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e menstruacioneve

Pershendetje doktoreshe, desha te pyes, menstruacionin e fundit e kam pas me dt 01.08.2011 e sot 5 dite vonese kam, dje bera testin por me doli negativ a thua eshte ende heret per shtatzeni? Kam perdor barna kunder shtatzenise 8 dite por nje nate kisha harru me i perdor tani nuk jam duke i perdore. Pres pergjigjen tuaj, ju falemderit.

Albulena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena.

Mungesa e gjakrrjedhjes nga menstruacionet, është një shenjë e fillimit të shtatzënisë. Situatën duhet ta marrësh me qetësi. Mundet që testi ka dhënë rezultat të gabuar, prandaj pritja edhe një javë për të bërë testin tjetër është kohë e domosdoshme.

Nëse përsëri ai del negativ dhe gjakrrjedhja e menstruacioneve nuk ka filluar, atëherë drejtohu tek mjeku gjinekog për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi menstrual.

Gjithë të mirat.

Biondina (13 vite më parë)
Pershendetje doktoresh deshta te bej nje pytje ? A eshte normal qe te vonohen nje muaj menstruacionet ? Kam ber testin e shtatzanis dhe ka dal negativ . A mund te jet ndonje qrregullim sepse mjeku me ka then qe mund te jet qrregull te mitra? Ju lutem me tregoni ne email tim biondina_16@live.se

/komuniteti