Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ekove

Dr,une jam ne javen e 30 sot bera nje kontroll deri tani me kan then vajz tash me than qe djal e kam,lash termin mas 10 dite per ta pare ne 4D per ta vertetuar me mire gjinin, pytja ime eshte mos eshte shpejt mas 10 dite edhe nje kontroll i ben dicka dem bebit..?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Ekografia është ekzaminim, që realizohet nëpërmjet ultratingujve. Ultratingujt nuk janë të dëmshëm për bebin. Gjatë një shtatzënie normale, rekomandohet realizimi i katër ekografive. Por, nëse mjeku gjinekolog e sheh të arsyeshme, atëherë mund të kryhen edhe ekzaminime të tjera ekografike suplementare.

Të uroj gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
Faleminderit shume,shume.

/komuniteti