Beba e kthyer me koke larte apo e kthyer mbrapsht?
Linda Sferqa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Nuk besoj se mund të kthehet bebi cefalik, për kaq ditë sa ka mbetur deri në lindje. Por kjo nuk do të thotë se patjetër duhet të lindësh me operacion. Mjeku një tentativë duhet ta bëjë për të realizuar lindjen vaginale, në pamundësi kalohet në lindje me operacion.
Mbështetur në ditën e parë të gjakrrjedhjes menstruale të fundit, datat e mundshme për lindje janë 23-24 qershor.
Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje Dr. mestracionin efundit e kam pas me 18.09.2013, apo tahs ne javen e 36 sipas dates e sipas ultrazanit ne javne e 37 jam , mirpo beben e kam te kthyne mprapsht me kok nalt te gjoksi, a ka gjasa me u kthy mar dhe me lind normal apo dueht te lind me operacion, edhe pse mejku me tha qe ka pak gjasa te ktheht mar tahs per shkak te peshes ,,,dhe cili mund te jet termin i fundit me lind per mu sipas dates se ulatrazanit apo sipas dates se mestarcioneve cila asht ma e sakt si qe me dit kur lindi, te falederoj shum per pergjigje..