Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Missed abort ne javen e 7+ 6 dite

Ju pershendes.  Une kam pas nje abort para 1 jave kam qene 7 jave e 6 dite arsyen e nderprejrejes se shtatzanis nuk e di kur kam bere kontrollin ne javen e 7 ne ultraz me ka kontrollu gjinekol.me ka thene mir eshte fetusi eshte formuar zemra po i reh ne rregull cdo gje,pas 6 dite mu ka lajmru si ngjyr kafe jam sheju qe thojin kur kam sshku ne kontroll ish nderpreh shtatzania nuk funksionojke zemra fetusit,dhe me bene kyretazh pa anestezion edhe shum kam mar traum ,tash kur du te planifikoj me duhet te bej analiza dhe qka me keshilloni se shum kam frik per shtatzanin tjeter mos po me ndodh prap rasti njejt ,perndryshe une e kam vazne 32 muaj shum mir me ka shku shtatzani e pare po kjo me deshtoji pse nuk po muj me kuptu , a ndodh edhe naj infeksion ne organizem me pas une ose temperatura e lart ose mardhanja a eshte e mundhshme qe pengon.

Gonxhe Prekazi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gonxhe,

Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të femrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.

Të uroj gjithë të mirat.

Gonxhe Prekazi (13 vite më parë)
Faliminderit shum per pergjigjjen.

/komuniteti