Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pasojat e toksoplazmozes

Pershendetje dr.Mimoza. Ne javen e dhjete te shtatzanise bera analizen e gjakut dhe me me dolen keto rezultate :igg1.76 igm 276.Gjinekologia nuk me ka dhene mjekim,une tani kam lindur vajzen dhe eshte 1 muajshe. A ka mundesi qe vajza ime te jete infektuar me toksoplazem gjate shtatzanise? A eshte e rrezikuar vajza ime ne te ardhmen ? *shtazania me ka shkuar mire dhe vajza eshte e shendetshme tani. Ju lutem pres pergjigjen tuaj me padurim.Gjithe te mirat .

Atidra Aaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Atidra

Toksoplazmoza është infeksion që mund të transmetohet me rrugë transplacentare nga nëna e infektuar te fëmija. Fëmijët e lindur nga nëna të infektuara, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, duken të shëndoshë në lindje por kanë rrezik të larët për të zhvilluar simptimat në muajt ose në vitet e mëvonshme. Diagnoza vihet në bazë të ekzaminimeve serologjike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti