javë pas jave
Përshëndetje Alberta
Hypotensioni, është i njohur te gratë shtatzëna. Në momentin që ke ndjenjën e maramëndjes, kokëdhembjes qëndro në pozicionin shtrirë anash majtas. Qëndro shtrirë në krahun e majtë për të shmangur shtypjen dhe si pasojë uljen e tensionit. Gjithashtu, konsumi i lëngjeve bën të rritet volumi qarkullues i lëngjeve të organizmit, duke stabilizuar dhe rritur tensionin në nivele normale. Kështu do ta ndjesh veten më mirë dhe më të qetë.
Janë të rekomanduara në këtë periudhë edhe marrja e vitaminave, kripëravë minerale dhe suplementi me hekur. Nëse nuk i merr multivitaminat, kërkoja mjekut tënd që ti përshkruajë ato.
Megjithatë, nuk ka vend për tu shqetësuar, sepse tensioni i ulët i gjakut nuk influencon në mbarëvajtjen e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr. Jam shtatzene ne javen e 13 dhe kam shume kokedhimbje, gjinekologu im me tha e ke nga tensioni shume i ulet, por harrova ta pyes se qka duhet ngrene per ta ngrit tensionin? Dhe po ju pyes juve. Cilat jane ushqimet qe duhet ngrit tensionin se me mbyti kokedhimbja. Te pershendes shume.