Si do te perfundoje shtatzenia?
Klodi Halili
(13 vite më parë)
Përshëndetje Klodi
Gratë me shtatzëni multiple kanë rrezik më të lartë se gratë me shtatzëni unike, për të patur rrezik për lindje para kohe. Ky rrezik mund parashikohet duke realizuar ekografi me sondë vaginale, në javën e 20-24 të shtatzënisë, ku të vlerësohet gjatësia e qafës së mitrës. Nëse kjo gjatësi nuk është brënda parametrave normal por rezulton më e shkurtër, lind nevoja për trajtim. Duke patur ndjekje të kujdesëshme, shtatzënia do të ketë ecuri normale deri në fund të saj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Doja tju pyesja sa mundesi kam qe ta perfundoj kete shtazani me sukses? jam 9-10 javeshe (me binjake) njeri eshte previa . gjithashtu kam nje mikrohematome te siperme.