Gjakderdhja nga klitori
Bella Bahtiri
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Gjakrrjedhja menstruale vjen nga mitra, meqënëse nuk ka ndodhur shtatzënia. Gjakrrjedhje nga klitori mbase edhe mund të ketë shoqja tënde, por kjo nuk lidhet me ciklin menstrual. Për të vlerësuar gjendjen që shkruan, shoqja të kontaktoj një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjike.
Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në klinikën ku punoj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar doktoreshe, nje shoqe ime me ka lutur te ju pyes dicka per gjendjen e saj e cila thekson se kur ti vin mujoret asaj u duket qe edhe nga klitori ka gjakderdhje dhe per kete arsye ajo eshte shume e shqetesuar, nje mjek me te cilin ishte keshilluar i kishte thene se eshte gje normale, me shume respet per ju.