Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi i shtatzënisë

Pershendetje mjeke, me daten 03.09.2010 kam pas ciklin e fundit prej asaj kohe skam pas ma cikel, une kam menduar se kam mbetur shtatzane pasi qe kam pas disa shenja, urinim te shpeshte dhe majet e gjoksave me jane bere te ndjeshme sa qe skam mujt as ti preke, dhe dicka si lodhje kam ndier, por ka disa here qe e bej testin por negativ me del, prej dje kam filluar te marre dhe ingjeksione, mundeni te me tregoni se cka ka te beje ne lidhje me kete?


Respekt nga Prizreni!

Dafina (16 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Mungesa e periodave, nuk është shenjë e sigurtë e konceptimit. Gjithashtu dhimbjet e gjoksit, nuk tregojnë që grua është shtatzënë. Urinimi i shpeshtë mund të jetë problematikë e një infeksioni urinar. Prandaj të gjithë këta faktorë si dhe të tjerë nuk përbëjnë sigurinë e mbetjes shtatzënë.

Testi me lakmues mbi urinë, është test me siguri të lartë. Nëse një grua ka mbetur shtatzënë, testi gjen në urinë praninë e gonadotropinakorionike. Por gabime edhe mund të ndodhin, si për shkaqe subjektive ashtu edhe të vetë testit.

Ekzaminimi ekografik e tregon saktë dilemën e pranisë ose jo të shtatzënisë. Ndaj rekomandoj që përpara çdo hapi tjetër, bëni një ekzaminim ekografik. Nëse nuk jeni shtatzënë, mjeku gjinekolog për ju dhe mjeku androlog për bashkëshortin duhet të përcaktojnë shkakun e mos konceptimit.

Unë ju rekomandoj që situatën ta merrni qetësisht. Mjeksia është e aftë të zgjidhë shumë probleme që kanë të bëjnë me konceptimin e shtatzënisë.

Sinqerisht uroj që kjo të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.

/komuniteti