Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cope mishi gjate ciklit

Pershendetje. Kam nje shqetesim prej kohesh gjate dites se 3 ose se 4 te mestruacioneve me del nje si cope mishi dhe deri ne ate moment kam dhimbje shume te forta te barkut...mbas kesaj kam me pak gjak derdhje...ju lutem nese mundeni nje pergjigje sepse jam shume e shqetesuar..faleminderit.gjithe te mirat.

Blerta Kle (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Ajo pjesë që përshkruan, është pjesë e endometrit të shkolitur ose pjesë e shtresës së brëndshme të mitrës, e cila shkolitet kur nuk ndodh shtatzënia. Kështu nuk ka arsye për tu shqetësuar, pasi është normale. Dhimbjet që shkatohen nga dalja e saj, mund të eliminohen nga përdorimi i qetësuesve.

Gjithë të mirat.

Blerta Kle (13 vite më parë)
flm shuume shuume doktoresh me ke qetesuar tej mase...

/komuniteti