Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonese e ciklit

Pershendetje kam perdor hapa kunder shtatzanis nje jav pas ciklit monstrual i perdora dhe pata gjakderdhje e cila zgjati nje jav ishte gjak me ngjyr me te mbyllt me kafe tani ka kalu nje muaj dhe monstracionet ende nuk me kan ardh deshta te di nese eshte diqka jo normale apo eshte vetem qregullim per shkak te barnave qe perdora kunder shtatzanis ju lutem me ktheni nje pergjigje ciklin deri tani e kam pas te regullt me vinin pas 28 ose 30ditesh.

Zana Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Vonesa menstruale, të çon në mendimin se shtatzënia mund të ketë filluar. Për këtë vlerëso situatën me test shtatzënie ose beta HCG.

Gjakrrjedhja mund të jetë pasojë e kontracepsionit dhe nëse nuk je shtatzënë, kontakto mjekun obstetër-gjinekolog për të gjetur shkakun e gjakrrjedhjes dhe vonesës menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti