Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kalimi i terminit të lindjes

Doktoreshe e nderuar, termini i fundit ka qene me 5 gusht por sot eshte i 7 dhe asgje nuk erdhi, kam dhimbje nonstop ama jo te medha, eshte normal kjo te gjithe grate apo cfare, kur do jete lindja sipas teje? Faleminderit.

Lena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena.

Tek shumë gra, dita e parashikuar e lindjes mund të shtyhet edhe disa ditë më shumë. Prania e kontraksioneve uterine, tregon se lindja po afron. Rasteve të tilla, i rekomandoj të ndjekin me vëmendje situatën dhe për cdo arsye, të më kontaktojnë.

Meqë lindja nuk po ndodh, të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të realizuar vizitë gjinekologjike, ekografi dhe fluksimetrinë dhe një kardiotokografi. Nga këto ekzaminime mjeku, do vendosë të presë apo të stimulojë lindjen.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti