Të vjellat me kollë gjatë shtatzënisë
Marigona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Marigona.
Të vjellat ndodhin më shpesh në shtatzëninë e parë kryesisht në tremujorin e parë. Nëqoftëse të vjellat vazhdojnë mbas muajit të tretë të shtatzanisë, duhen kërkuar shkaktar të tjerë.
Ndryshimi i dietës dhe ushqyerja e shpeshtë dhe në sasi të pakët, është rekomandimi më i mirë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 32-te mirepo akoma qe nga fillimi i shtatzenise kam te vjellura mirepo tani pas javes se 16 me te rralla jane te vjellurat ne cdo 2-4 dite me ndodh, mirepo brengosem sepse te vjellurat i kam edhe me kolle, mund te i kete ndodhur gje bebit ne zhvillim dhe per cfare arsye me ndodh? E kam pyetur mjekun tim nuk me ka kthyer asnje pergjigje. A mund te ndodh edhe nga perdorimi i utrogestanit sepse akoma qe nga fillimi i perdori, mirepo tani ne doze me te vogel 200 mg ne dite, me falni se e zgjata. Ju pershendes.