Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diarrea gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Une jam ne javen e 11 te shtatzenise. Kam nje problem me diarrene. Ka me shume se nje jave qe kam problem me diarrene, shkoj rreth 4 here ne dite ne tualet, dhe ndonjehere kam dhe dhimbje barku. Une jam duke perdorur Utrogestan 200 mg 6 here ne dite, ne menyre vaginale dhe orale. Ka ndonje problem per bebin fakti qe une kam diarre, dhe cfare duhet te bej qe te qetesohem nga kjo gjendje? Faleminderit.

Eri (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eri.

Diarrea mund të jetë shkak i konsumit të ushqimeve të pa ruajtur mirë (të prishur) ose i ndonjë paraziti në sistemin gastrointestinal. Nëse je e sigurtë se konsumi ushqimor është i kontrolluar, atëherë të rekomandoj të bësh analizë të feçeve (jashqitjes së madhe), për të gjetur parazitin dhe luftuar atë. Nëse analiza del negative, mundet që marrja e utrogestanit në rrugë orale të jetë shkaktar i diarresë. Të rekomandoj të ndërpresësh marrjen e këtij preparati me rrugë orale, dhe të vazhdosh ta marrësh në rrugë vaginale.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti