Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prolaktina

Pershendetje, jam munduar te gjej por nuk kam has ne "temat" e kesaj web faqe rreth prolaktines. Nese kishit mund te me tregoni rreth prolaktines se ngritur se cka e shkakton ate kur nena nuk eshte gjidhenese? Ju faleminderit!

Mimoza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Në gjinekologji, njihet termi hiperprolaktinemi e cila shoqërohet edhe me galaktore (rrjedhje qumështi nga gjiri) edhe kur gruaja nuk është gjidhënëse. Këto gjendje mund të ndodhin nga disa ndryshime në gjendrën e hipofizës, e cila shkakton stimulacion dhe rrit nivelin e prolaktinës. Ankesa e gruas është një rrjedhje e bardhë nga gjiri, e shoqëruar me infertilitet (mungesë shtatzënie). Ka edhe shkaqe të panjohura, të cilat lidhen me hiperprolaktineminë.

Trajtimi me preparatin mebromeksin, me disa cikle, bëhet deri sa të stabilizohet niveli prolaktinës.

Të uroj gjithë të mirat.

Meri H. (12 vite më parë)
prekese ..te lumshin duart
(12 vite më parë)
Shum e bukur dorina

/komuniteti