Lindja e parakohshme në muajin e shtatë
Besime
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besime.
Mirë do jetë për fëmijën, që lindja të ndodhë sa më afër termit. Dhëmbjet, mund të dominohen me antispazmolitikë. Nëqoftëse je përpara lindjes parakohe, rekomandohet edhe përdorimi i dexametazonit, që ndihmon në pjekjen sado pak të mushkrive të fëmijës, për të mos ndodhur tek fëmija sëmundja e membranave hyaline, e cila shkakton tek fëmija asfiksi duke mos e lejuar mushkrinë të hapet plotësisht. Me kujdes mjeksor, fëmijët e lindur parakohe, lindin dhe jetojë normalisht si fëmijët e lindur në term.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, desha te pyes, kam dhimbje te shpeshta, jam ne javen e 30, a kam gjasa per te lind dhe sa mund te jete mundesia per mbijetesen e femijes dhe a do te kete femija ndonje pengese per jete? Tung faleminderit.