Infeksion gjatë lindjes
Elona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elona.
Ajo që shpjegon, më bën të dyshoj për kandidozë. Mos përdor ujë kamomili, por të rekomandoj të përdorësh shplarës disifektant medicinal, psh. cyteal, të cilin të përdorësh edhe në periudhën e lehonisë.
Kujdesu për shtatzëninë në këto ditë të fundit. Për çdo ndyshim që ndjen, kontakto me mjekun që do presë lindjen. Nëse kalon një javë nga dita e parashikuar e lindjes, konsultohu me mjekun për të zgjedhur mënyrën e lindjes.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje!
Ju lutem doktoreshe me ndihmoni se jam ne nje hall shume te madh.
Une e kisha daten e lindjes me date 6 gusht, por nuk kam lindur ende, shkova dje tek doktori i cili me beri nje vizite vaginale dhe me tha qe nuk jam hap akoma, dhe nuk jam ende gati per te lindur. Por perpara ca ditesh bera nje analize te sekrecioneve dhe dola me infeksion, aktualisht kam sekrecione si ne te verdhe te lehte qe me shkaktojne pak kruajtje dhe djegje. Doktori me tha qe nuk mund te jap dot mjekim me ovula se ti je ne prag lindjeje, dhe me tha te bej vetem shperlarje me livando me kamomil, e kam perdorur keto dite por pa sukses.
Duke qene se ne mjekesi konsiderohet normale lindja deri ne 14 dite mbas terminit, a mund te marre une trajtim me ovula per infeksionin tani, e te kurohem nderkohe derisa te vije momenti qe te lind? Nqse une marre kurim, keto ovula qe ngelin ne kanalet e mitres a i shkaktojne deme femijes gjate lindjes, (p.sh une e fus ovulen sot ne darke dhe lind ne mesnate)? Cfare medikamenti duhet te perdore dhe si duhet ta perdore? Po nese nuk marre mjekim, infeksioni dhe sekrecionet e shumta a i shkaktojne demtim femijes gjate daljes, po mua?
Ju kerkoje shume ndjese qe u zgjata kaq shume, por kam nevoje emergjente per ndihmen tuaj. Pres me padurim pergjigjen tuaj.
Ju faleminderit.