Probleme me bajame gjatë shtatzënisë
Linda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Linda.
Ftohja në grykë, mund të jetë shkak edhe i virozave të stinës apo të ndryshimit të menjëhershëm të motit. Çajrat e ngrohta dhe trajtimet e kujdeshme, janë favorizuese. Nësë fillon temperaturë, rekomandohet edhe përdorimi medikamentos të cilët nuk dëmtojnë fetusin.
Në klinikën ku unë punoj, nuk i rekomandojmë dhe nuk përdorim asnjë lloj laksativi apo të klizmave para lindjes. Megjithatë nëse dëshiron pacientja, rekomandohet të përdorësh në momentin e kontraksioneve uterine mikro klizma, të cilët ndihmojnë në zbrazjen e ampulës rektale.
Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.
Pershendetje doktoreshe, jam aktualisht 36 javeshe dhe ka dy dite qe jam ftohur ne fyt. Nuk e di a eshte ftohje apo ndonje grip, vetem se po kam problem me te gelltitur dhe zeri me eshte shterur. Çfare guxoj une tani ne kete jave te perdore? Dhe nje çeshtje tjeter. Para se te vije momenti i lindjes desha te dije se, ekziston ndonje preparat (lakstativ) qe une ne shtepi apo dhe ne spital ta perdore qe te zbraz zorret para aktit te lindjes? Lindjen e pare me ka ndodh qe gjate aktit te kem lirim te zorreve dhe kjo situate me ka penguar mua personalisht mjaft shume dhe nuk dua qe te perjetoje te njejtin turp prap. Ju falemnderit.