Infeksionet urinare
Mimoza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza.
Infeksionet urinare shfaqen me shenja klinike (simptomatike) ose pa shenja klinike (asimptomatike). Midis shenjave të infeksioneve urinare mund të dallohen; urinim i shpeshtë, urinim me djegie, ndjenja për të urinuar por urinon vetëm pika dhe temperaturë dhe rrallë herë edhe pika gjaku në fund të urinimit.
Këtë diagnozë e vërteton analiza e urinës komplet dhe urokultura, të cilat gjejnë shkaktarin dhe medikamentin që vepron mbi atë shkaktar.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje, jam ne javen e 11 e nje dite shtatzene, do doja te dija per infektimet ne kanalin urinare si jane, simptomet e saj sepse gjate urinimit kam therrje dhe djegesime te quaj bukfalisht ashtu dhe shpesh urinoj a eshte kjo nga simptomat? Flm shume.