Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Pershendetje, kam vonesa ne ardhjen e ciklit,zakonisht cdo 2 muaj ndodhe edhe me shume,kete problem e kam pasur qysh kur me ka ardh cikli per here te pare,jam konsultuar me gjinekologun me ka thene qe me kohen rregullohen,kam perdore edhe terapi nje muaj,mirepo une vazhdoj ti kem te crregullta,gjithashtu kam sekrecione te bardha shumicen e kohes.Desha te di a eshte shqetesuese kjo,dhe si duhet te veproj? do isha mirenjohese ne rast qe me pergjigjeni.

Liza Liza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liina

Zgjatja e ciklit menstrual me kohëzgjatjen që përshkruan është shumë problematike. Duhet të dish se janë fertile, femrat të cilat ciklin menstrual e kanë brënda periudhas prej 21 deri në 35 ditë në mënyrë të rregullt. Prandaj duhet pa tkjetër të gjendet shkaku i këtij çrregullini dhe të trajtohet ai.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

Liza Liza (13 vite më parë)
Te falemnderit shume per pergjigjen,me shume deshire do kisha bere nje vizite ne kliniken ku ju punoni,mirepo une jetoj ne Kosove,desha te di a mos punoni ne ndonje klinike tek ne ketu,ndonjehere. Çdo te mire.

/komuniteti