javë pas jave
Përshëndetje Luljeta.
Mendoj se ndodhesh në periudhën e menopauzës. Si rezultat i ndryshimit të nivelit hormonal, kryesisht të estrogenëve në moshën tënde mund të shfaqen edhe shenjat që ankon.
Tencioni/presioni i gjakut i luhatshëm, aritmia kardiake, dhëmbja e kokës janë pasoja të cilat mendoj se duhet të trajtohen pa tjetër nga kardiologu. Mos neglizho, kjo është periudha më e vështirë e shëndetit dhe jetës së gruas. Dhëmbjet e kyçeve, mund të jenë shkak edhe i humbjes së masës kockore për shkak të ndryshime hormonale. Këto shenja janë të trajtueshme duke marrë suplemente kalciumi të shoqëruar me vitamina D, me përmirsim të dietës ushqimore të shoqëruara me aktivitet fizik ose me terapi zëvëndësuese hormonale.
Për të mësuar më shumë mbi këtë periudhë të jetës tënde, të rekomandoj të lexosh artikuj e rubrikës “menopauza”.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje! Jam nje zonje ne moshen 54 vjeç. Zakonet e fundit i kam pasur ne qershor, ne sasi shume te pakta, ne forme te disa pikave. Gjate kesaj periudhe ndiej keto shqetesime: tension i levizshem i larti deri ne 180 dhe me pas me shkon ne normalitet 110 ose 120. Te rrahurat e zemres te ngadalta, dhimbje pas koke, dhimbje kuçes dhe ne momente te veçanta dhe kyçe. Ju lutem me rekomandoni si duhet te mjekohen?