Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dostinex pergjate shtatzanise

Pershendetje Dr. Do doja te dija ne lidhje me perdorimin e dostinex para dhe gjate shtatzanise.Kam lexuar dhe pyetur mjeke gjithashtu,mirpo ndajne mendime te ndryshme.Per disa nuk duhet te tentohet per shtatzani gjate mjekimit sepse mund te kete efekte te padeshirueshme per fetusin,ndersa mjeke te tjere i orientojne pacientet e tyre te perdorin mjekimin derisa te arijne shtatzani. Ne portale te huaja kam lexuar gjithashtu se e vazhdojne mjekimin edhe gjate shtatzanise deri ne disa muaj. Une prej dy javesh mjekohem me dostinex,do doja te dija mendimin tuaj. Ju faleminderit.

Era 2013 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Para shtatzënisë është i pranuar përdorimi i dostinex. Në shtatzëni, në përgjithësi nuk duhet të përdoret sepse mund të nxisë hipetensionin duke u bërë shkak i preeklampsisë, eklampsisë dhe hipertensionit pas lindjes. Por nëse gjykohet se përfitimet nga përdorimi i dostinex është më i madh se rreziku që sjell, atëherë përdorimi i tij mund të rekomandohet gjithnjë nën vëzhgimin dhe përkujdesjen e mjekut.

Gjithë të mirat.

Era 2013 (13 vite më parë)
Faleminderit doktoreshe

/komuniteti