A jam në periudhën paramenopauzale?
Berina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Berina.
Është shumë herët të mendosh për periudhën e perimenopauzës.
Shenjat që referon, mundet të jenë pasojë e mungesës së kalciumit në organizëm. Analiza e kalcemisë (niveli i kalciumit në gjak), do të saktësonte diagnozën. Trajtimi me kalcium plus vitamin D, shpresoj se do stabilizojë gjendjen tënde.
Nëse trashëgimnia familjare, tregon se menstruacionet i kanë lënë rreth kësaj moshe, atëherë mund të mendohet për perimenopauze. Në këtë rast, trajtimi është më specifik.
Gjithë të mirat.
Pershednetje, jam 40 vjec, kam bere nje lindje para 11 muajsh, tani kam disa jave qe kam nxehtesi ne kohe qe zgjat disa min, cikli ka vonese me 1 jave, gjithashtu kam dhimbje te thembrave qe nuk i mbeshtes dot ne toke, doja te dija nese jam ne periudhen paramenopauzale? Faleminderit.