Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Përshëndetje dr.mimoza,une jam ne pritje te lindjes se foshnjes,data e mestracionve te fundit ka qen me 25.08.2012.nese kalohet termini i dates se lindjes,a eshte naj sen rrezik,edhe sa duhet te pritsh?dhe deshta te pyes deri me tani shtypjen e gjakut ka qen mir qe 3 dite te fundit e kam 140 me 90 amo jo nen stop,kanjher me leviz,ashte rreszik shum i madh masi jam ne pritje te lindjes?ju Përshëndes

Lumturije Ramadani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lumturije

Mundet që lindja normale të ndodhë edhe deri në dy javë pas ditës së pritshme të lindjes e cila mesatarisht është 280-të ditë. Por kujdesi dhe kontrolli mjeksor duhet të jetë i përdishëm sidomos në vlerësimin e parametrave jetësor të bebit. Në raste të tilla, ndihma mjeksore në formë stimulimi edhe mund të praktikohet. Në disa raste vendoset edhe për lindje me operacion cezarian.

Unë besoj se mjeku që i ke besuar shtatzëninë, i ka parasysh ato që shkruajta më sipër.

Të uroj lindje të mbarë.

Lumturije Ramadani (13 vite më parë)
e shtypja e shakut nganjher e kam 140 me 90,asht rrezik dhe e lart?j

/komuniteti