Tamoxifeni dhe ndikimi i saj
Alea Morina
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aneda
Nga ekzaminimet dhe trajtimi që merr, situata është e favorshme për të konceptuar shtatzëni. Për bashkëshortin të rekomandoj një këshillim me mjekun androlog, i cili do të japë rekomandimet dhe trajtimin e nevojshëm nëse ai ka nevojë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Keta une diten e 4 morra tamoxifen 10 mg dy ne dite per 5 dite rresht, dhe diten e 11 te ciklit me tha te beje analizat hormonal lh u/l 9.24 ndersa estradioli, pg/ml 481.0 dhe me tha se analizat jan shume mire dhe po kete dite me dha nje ineksjon prengyl dhe me tha te kam mardhenje nga dita e 12 e tutje......... ajo qe me shqeteson se zakonisht para ciklit 10 dite perpara kam dhimbje gjoksi dhe me rriten, ndersa qe 3 muj qe perdori tamxofen nuk me dhembin gjokesat hiq vetem se me vien cikli ne ditet e 26 ndonjeher 28 i kam te rregullta, nuk vrej kurrfar shenje se do te me vie cikli , une jam ka tentoj te mbes shtatezen qe nje kohe tash 2 vjet. Ndersa burri nuk i thote te perdor kurrfar terapi desha te me japesh nje mendim per spermogramin e tij a ka ne rregull sipas mendimit tuaj 5" minuta, ngjyra e bardhe gri, PH 7.5, nr. i spermatozoitve ne ml 37.6, nr. i pergjithshem i spermatozoitve 229.3, reaksioni i aglutinimit neg-, testi i ozines / %, levizshmeria 53, shpejte progresive 30 ngadal progresive 13 lokal te levishem 10 te palevishem 47 leukecite 4-5, baktare te rralla qeliza epiteliale 1-2, eritrocite spermogrami forma normale 30, forma anormale 70 A mund qe me rezultatet e mija dhe spermogramin e burrit te mbes shtatezen me qense burri nuk perdor kurgjo.