Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi menstrual

Pershendetje, doktoreshe jam 20 vjecare, kam crregullim te ciklit, qe 9 muaj kam mungese te tyre, po nuk eshte hera e pare qe po ndodh keshtu, qe 3 vitet e fundit kam pas crregullime te tilla, nuk jam konsultuar me asnje mjek desha t'ju pyes cfare keshille kisha me e marre nga ana juaj? Ju faleminderit per mirekuptim.

Besiana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besiana.

Nuk ke bëre mirë që e ke lënë vetën pas dore. Çrregullimet hormonale janë të dëmshme por edhe të kurueshme. Realizimimi i disa analizave hormonale, një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetin e mitrës, ndihmojnë për të vendosur diagnozën.

Të rekomandoj që pa tjetër të drejtohesh tek një mjek gjinekolog, sa më shpejt të jetë e mundur, pasi pasojat mund të jetë infertilitet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti