Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk po e kuptoj ovulimin!

Dr Moza pershendetje! Cikli zakonisht e kam ose 28 ose 29 ditesh, por keto muajt e fundit po ve re dicka, qe ovulimin e kam diten e 6 te ciklit fill pasi une kam perfunduar periodat , kete e vertetoj me testin e ovulimit qe i kam blere jashte dhe tre dite rresht une ovuloj dhe tetsi del pozitiv. Eshte normale kjo duke menduar se ovulimi duhet te ndodhi diten e 14 te ciklit, sepse une i referohem dhe callkulatorit te ovulimit. Ju faleminderit

Ina Tola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Nuk mund të them se kush është problemi, pa u vërtetur se cfarë ndodh realisht. Në këtë kuptim të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik qoftë edhe në ditët që pretendon se ndodh ovulacioni. Nëse madhësia e folikulit është brënda normave, tregon se ke te drejtë. Nëse jo, atëherë bëje këtë ekzaminin ekografik në ditën e 14-të dhe merr vlerësimin e madhësisë së folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti