Java e 34 e shtatzanise, proporcioni i barkut te femiut jo mjaft i zhvilluar!
Shpresa Krasniqi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nebahate
Anomalitë e rritjes dhe të zhvillimit fetal, mund të ndodhin për disa arsye. Ndër këto mun dtë përmënden patologji specifike të vetë fetusit, apo mosfunsionumi i mirë i placentës ashtu sië mund të jenë edhe faktor frenues shkaqet amëtare. Diagnostikimi i një infeksioni intrauerin, mund të ketë lidhje me ritmin e rritjes fetale. Mjeku që ndjek shtatzëninë duhet të rekomandojë të bësh disa analiza specifike, për të gjetur një shkak të mundshëm të kësaj rritje fetale me problem.
Edhe shtimi i lëvizjeve fetale, nuk konsiderohet normal në këtë moshë të shtatzënisë. kontrolli mbi ecurinë e zhvillimit fetal, janë detyre e mjekut i cili midis të tjerave duhet të vlerësoj fetusin me cardiotokografi.
Të uroj shtatzënji të mbarë.
Jam ne javen e 34 te shtatzanis kam pasur nje echo sot me pa se à ehte kthyer beba me koke posht se deri me tani nuk ishte. Tani bebi esht kthyer me koke posht mirpo me than qe bebi nuk esht zhvilluar gjate ketyre 3 jave sa duhet. Me Tha se esht rritur brenda ketyre 3 jave sa esht dashur te rritet per nje jave d.m.th esht dy jave mbrapa Jam e brengosur dhe deshta te ju pyes se qka mundet me qen arsyeja dhe qka Jan pasojat. Harrova ta cek se bebja po leviz shum Ju jam mirenjohese nese ma ktheni pergjigjien.