Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i ciklit ne ditet e ovulimit

Pershendetje doktoreshe. Ciklin e kam cdo 26 dite por ndonjehere me ndodh ne 27 dite, a ndikon kjo ne ditet e ovulimit? Kam filluar per shtatzani dhe desha te di a mund te kete lidhje kjo gje per mos ngeljen shtatzene? Gjithe te mirat.

Engji Colaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Engji

Lëvizjet me nga një ditë të kohës së ciklit menstrual, nuk janë problem në mbetjen shtatzënë. Të rekomandoj që, të bësh këshillim parakoncepsional ku përfshihen vizita gjinekologjike dhe disa analiza të cilat vlerësojnë gjëndjen aktuale të shëndetit riprodhues. Nga këto ekzaminime do të vlerësohen saktësisht edhe ditët e ovulacionit, që janë ditët më të mundëshme për të konceptuar shtatzëni. Nëse analizat rezultojnë brënda parametrave, mirë është të kontrollohet edhe bashkëshorti për cilësinë dhe sasinë e spermës.

Të uroj fat.

/komuniteti