Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje para ciklit

I nderuari Dr.Morina.,eshte nje vit qe kam lindur me operim-lindja e 3-te,ciklin e kam pasur pas 3 muajve me disa qrregullime ne fillim,mirpo deri me tani ka qen ne rregull,kete muaj i pres me 14 mirpo qe 3 dite kam ngapak gjakderdhje,ne mengjes pasiqe urinoj ne oalom kam gjak si te jet cikel-diten shume pak si gjak i leht si te jet me uj,mirpo nuk jan shenjat e cikli.Ju lutem qfar mund te jet,jam e shqetesuar per shkak te 3-operimeve....pres pergjigjjen tuaj,faleminderit per kohen tuaj.

Vjollca Krasniqi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Vjollca,

Pas lindjes (vaginale ose me prerje cezariane) eshte normale qe cikli menstrual nuk eshte i rregullt. Nese je duke e ushqyer beben me gji, mund te mos fare menstruacione per disa muaj rresht. Edhe nese ke gjakderdhje kjo pritet te jete e çrregullt. Nga pyetja nuk e kam te qarte se mos ndoshta gjakderdhja mund te vije edhe nga rruget urinare, prandaj mendoj se patjeter duhet te besh nje ekzaminim gjinekologjik.

Gjithe te mirat.

/komuniteti