Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse mbesin bebet mbrapa në moshë?

Pershendetje. Jam shtatzane, dhe kam dy bebe, sot kam mbushur 20 jave. Para 6 javeve kam bere ekon dhe ekoja me ka nxjerre 13 jave e 6 dite ndersa kur shkova per kontrollin e dyte pas 6 javeve dola 18 jave e 4 dite pra 9 dite me pak se koha e kaluar mes dy ekove. Pse ndodl kjo mbetje mbrapa ne moshe e bebeve? Mos ndoshta ka ndikuar qendrimi i gjate ne kembe i diteve te fundit dhe lodhja qe kam pasur? Te lutem me kthe pergjigje se jam shume ne merak.

Edlira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edlira

Unë dua të shpresoj, që mbetja mbrapa e zhvillimit të fetuseve është gabim i matjes dhe i teknikës së matjes. Unë mendoj, të ribësh vlerësim ekografik të zhvillimit të fetuseve pas dy javësh.

Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë.

/komuniteti