Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aroma e keqe gjate marredhenieve dhe ditet fertile

Pershendetje deshta me ju pyet une jom duke provuar me mbet shtatzane edhe kur po kam marredhenje nje arome shume e keqe po vjen nuk di a nga ana ime apo e bashkeshortit qe 3 muaj po provoj per shtatzani a eshte normale kjo arome apo jo? edhe kur i kam ditet e ovullimit ciklin e kam pas me 25.05.13 dita e pare ka qene,  ju lutem me ndihmoni, faleminderit.

Valonza Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valonza

Nuk është normale aroma e keqe që përshkruan. Kjo tregon për prani të një infeksioni i cili mund të jetë edhe një nga shkaqet që nuk po konceptohet shtatzënia. Prandaj të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultati do të diagnostikoj infeksionin dhe do të orientoj mjekun në dhënien e preparateve më efikas.

Nëse ciklin menstrual e ke të rregullt çdo 28-të ditë, ditët e mundshme të ovulacionit do të jenë datat 8 deri 10 qershor. Për qënë e saktë për ditët e ovulacionit, mirë është që në ditën e 14-të të ciklit menstrual të bësh ekzmainim ekografik për të vlerësuar madhësinë e folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti