Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte heret ta bej testin?

Pershendetje dr Mimoza, edhe gjashte dite e kam kohen e ciklit deshta ta beja testin, prej dites qe i kam kryer mestracionet kam pas marredhenje nje dite po nje dite jo. E qe nja tri dite diqka jam disi ndyshe kam dhimbje te gjoksit, temperature, dhimbje te shpines, lodhje. Dr cfare te bej mos eshte heret apo ta bej? Ju pershendes kaloni mire ne vazhdim.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli

Uroj që shtatzënia të ketë filluar. Të këshilloj që të qëndrosh e qetë dhe me durim prit deri në ditët e pritshme të menstruacioneve të rradhës. Nëse ato nuk vijnë, bëj një test shtëpiak për shtatzëni.

Të uroj fat.

(13 vite më parë)
Shendosh ishalla jemi,se me erdh mestracionet kysmt ndoshta muaji ne vijim ngeli shtatezane.Faleminderit per pergjigje..

/komuniteti