Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzania dhe apendixi

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 25 shtatzene mirpo kam pas disa probleme me apendix prej javes se 19, kam qen e shtrire per 8 dite ne spital, dhimbjet mu kan qetsu pak, mirpo here pas here me shqetson, doktoret me kan then qe pas lindjes me u operu, deshta te dij, a mund te kem lindje normale apo me operacion pasi qe si te mundoj pak me kapin dhimbjet, pres pergjigje ju lutem, faleminderit.

Hana Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Nëse infeksioni i apendiksit mund të dominohet deri në lindje, atëherë aim und të operohet pas lindjes. Por nëse gjëndja është e tillë që duhet të operohet gjatë shtatzënisë, kjo është e mundur dhe nuk ka asnjë ndikim negative në ecurinë e saj.

Lindja me gjëndje të inflamuar të apendiksit mund të relaizohet edhe në rrugë natyrore ashtu si edhe mundet të vendoset që lindja të kryhet me rrugë operatore. Zgjedhja e rrugës së lindjes varet nga gjedja e inflamacionit si dhe nga vendimi i mjeku me aprovimin tënd.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti