Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista vaginale

Pershendetje doktoresh jam 20 jave shtatzen dhe ne viziten qe pata mjeku gjinekolog verejti nje cist ne vagin dhe me tregoj. U shqetsova bukur shum mirpo mjeku me tha qe nuk eshte azgje per tu shqetsuar sepse mbas lindjes me tha e bejm nje nderhyrje dhe e largojm une nga meraku e pyeta a nuk mundet mu largu pa nderhyrje me tha po mirpoe mir me hek me baz se ndodh qe prap shfaqet me tha qe nuk ka vend per shqetsim . Kisha dasht nje sqarim edhe nga ju doktoresh te lutem se jam shum ne stres. Me rrespekt melika.

Melika R A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melika

Prania e një kisti në vaginë, nuk është problematike për ecurinë e shtatzënisë ashtu edhe për proçesin e lindjes. Menjëherë pas lindjes, mjeku mund ta kryej heqjen e saj. Ose mundet që heqja të bëhet edhe një kohë tjetër pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti