Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegje ne buzet e vagjines

Pershendetje doktoreshe,kur kam mardhanie kam djegie ne buzet e vagjines edhe enjtje,cfare me kshilloni ju lutem shume,a mundem un vet a marr me patron te fytit sekretine ta dergoi ne laborator dhe rezultatin tje tregoi gjinekologut.faleminderit per kohe qe ndani per ne,gjithe te mirat.

Dona Hoti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Sekrecionin vaginal për analizë apo kulturë, gruaja nuk duhet ta marë vetë sepse ajo nuk mund ta bëjë këtë në kushtet që kërkon laboratori. Sekrecioni vaginal merret nga mjeku (as infermieret apo mamitë nuk mund dhe nuk duhet ta bëjnë këtë proçedurë) gjatë vizitës gjineklogjike. Rezultatet e analizës apo kulturës, e bën vetëm mjeku obstetër-gjinekolog, i cili përshkruan në recetë edhe trajtimin më efikas të infeksionit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti