Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

E nderuar dr Mimoza jam nje 25 vjecare dhe kam vezoret policistike mjeku me tha qe duhet te vazhdoj me ilace per 6 muaj per te pas nje shtatzani. Heren e pare dmth muajin e pare qe fillova ilacet me dha 5 kokra chlomid po nuk ngela muajin qe jam tani me dha dexamethason dhe bromociptrin dhe dje ishte dita e 12 dhe me pa vezoret ne eko me tha qe nuk te jane zhvilluar per tu ngjitur por a mundet te ndodh ovulimi diten e 12 pasi une e kam ciklin e crregullt dhe dhe perdora urtogestan dhe cikli me erdhi nje jave me vone. Tani me tha kur te te vij cikli me daten 27 qershor diten e peste fillo pi klomid nga nje koker ne dite 5 kokra si mendon me ka dhen mjekim te sakt deri ktu pastaj un duhet te pi utrogestan pasi cikli nuk me ven cdo muaj te lutem me ndihmo zoti ta shperblefte.

Laura M (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Trajtimi i rekomanduar bazohet në nxitjen e vezoreve për të prodhuar vezën dhe në përgatitjen e endometrit për implantimin e një shtatzënie të mundëshme. Duhet të zbatosh këshillat e mjekut duke ndjekur maturimin e folikulit dhe nëse folikuli nuk maturohet deri në parametrat e normave, atëherë duhet shtuar doza e marjes së klomidit. Nëse shtatzënia nuk ndodh brënda një periudhe kohore prej 6-të muajsh, atëherë mjeku duhet të bëjë edhe disa ekzaminime të tjera specifike për të gjetur dhe trajtuar më parë shkakun e ovarit policistik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti