Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te lind normalisht nese kam klamidia?

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 32 te shtatzanise dhe qe nga muaji 2 kam perdore eritromicin dhe azomex per trajtimin e klamidias. Mirepo deri tani nuk me eshte larguar. Kam lexuar qe klamidia mund te shkaktoje deme tek femija. Si duhet te veproje? Te realizoje lindje normale apo cezariane, per arsye qe femija te mos e marre infeksionin gjate lindjes? Ju lutem me tregoni cfare me sygjeroni? Faleminderit.

Erina 2 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina,

Trajtimi më i mirë për infeksionin e klamidias, janë antibiotikët e spektrit të gjërë si eritromicina, penicilina etj. Për të dominuar infeksionin, duhet që trajtimi të bëhet në çift. Trajtimi mund të merret edhe gjatë shtatzënisë, sepse nuk ka efekte anësore tek bebi. Rekonadohet që lindja të kryhet me operacion cesarian, kur nëna/shtatzëna është e infektuar me klamidia.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Erina 2 (13 vite më parë)
Po gjate shtatzanise, a mund te kete demtime bebi?

/komuniteti