Pas nje aborti spontan a ka rrisk per shtatzeni tjeter?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Irena
Nëse nuk është gjetur shkaku i abortit, atëherë të rekomandoj të bësh një këshillim parakoncepsional. Mjeku obstetër-gjineklog do të kryej një ekzaminim gjinekologjik, do të marrë anamnezën si dhe do të kërkoj të bësh një seri analizash dhe ekzaminimesh për të vlerësuar mundësinë e fillimit të shtatzënisë normale dhe për të patur një ecuri normale të shtatzënisë.
Megjithatë nuk është e thënë, që një shtatzëni ti ngjajë tjetrës qoftë edhe nga shkaqet e abortit.
Të uroj gjithë të mirat.


Para nje viti kam bere nje abort spontan ,dhe duke qene se po planifikoj per nje shtatzeni tj te lutem me thoni se cfar duhet qe te kem parasysh per shtatzanine e ardheshme!ju faleminderit!