Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje. Kjo eshte lindja e dyte me operacion dhe kur goca mbushi 5 muajshe pata nje stres te forte dhe me erdhen ne dt 29 prill periodat me zgjaten 5 dite. Gocen e ushqej me gji dhe akoma nuk me kane ardhe eshte normale? Kam dhimbje ne fund te barkut dhe sekrecione me ere te keqe. Flm.

Xhulia Xhulia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhulia

Është normale që menstrucionet pas lindjes, kur fëmija ushqehet korrektësisht me qumësht gjiri, të vonohen edhe deri në një vit. Por edhe mund të ndodhë që ato të vijnë pas një stresi siç të ka ndodhur. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por të këshilloj që të përdorësh një nga mëtodat e planifikimit familjar nëse nuk dëshiron që të keshë shtatzëni të pa dëshiruar.

Sekrecionet me erë dhe dhimbja në fund të barkut, tregojnë për prani të një infeksioni gjenital. Pandaj bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të diagnostikuar infeksionin dhe marrë për trajtim medikamentin më të efekshëm.

Të uroj shërim të shpejtë.

Xhulia Xhulia (13 vite më parë)
faleminderit

/komuniteti